Mediat franceze dalin në përfundimin se PSG-ja është e gatshme të paguajë klauzolën e 150 milionë eurove për Antoine Griezmann, duke e kthyer sulmuesin 27-vjeçar në epiqendrën e lajmeve të merkatos.
Madje spekulimet e fundit, flasin se klubi i kryeqytetit sheh te lojtari i Atletico Madridit zëvendësuesin e brazilianit Neymar, që sërish projektohet drejt largimit nga “Parc des Prince”.
Francezi Griezmann, që është një ndër dy kandidatët potencialë për të fituar trofeun prestigjioz të “Topit të Artë” në dhjetor, do të krijonte kështu dyshen e re titullare të sulmit me Mbappen në organikën e Thomas Thuchel.
Drejtuesit e PSG-së gjithsesi, theksojnë faktin se për 26-vjeçarin Neymar do të merrnin në konsideratë vetëm oferta mbi 200 milionë euro.
Krahas interesit të Real Madridit po përflitet gjithnjë e më shumë edhe një rikthim i mundshëm i tij tek Barcelona, ndërkohë që për Neymar nuk mungon edhe interesi i disa ekipeve të rëndësishme nga Premier League.