Blogeri i njohur Olti Curri ishte i thirrur mbrëmë në emisioni ‘Soiree’ si personazh që të gjithë e kanë frikë në rrjete sociale për shkak të komenteve të drejpërdrejta që bën.
Gjatë emisionit blogeri zbuloi se frika më e madhe dhe e vetme për të lidhet me personat e tij të dashur.
Olti shqetësohet se diçka e keqe mund t’ju ndodhë atyre, ndërkohë pranoi se nuk ka frikë nga vdekja.
‘Frika ime më e madhe në jetë është se çfarë do t’ju ndodh njerëzve të mi të dashur.Mua personalisht as vdekja nuk më frikëson’ u shpreh blogeri Olti Curri.
Ai është dedikuar vetëm rrjeteve sociale dhe të ardhurat e tij vijnë falë reklamave që ai bën në ‘Instagram’ dhe ‘Facebook’.