Anjeza Maja është një nga moderatoret me të njohura dhe jeta personale e saj private ka tërhequr gjithnjë vëmendje.
Sot Anjeza ishte e ftuar në emision “Rudina” nga ku u pyet për jetën private.
E rezervuar moderatorja tha se i pëlqen të veshë fustanin e bardhë, por shtoi se nuk ka plane të afërta për këtë.
“Unë kam veshur shpesh fustane të bardha, më pëlqen fustani i bardhë. Por ende nuk kam plane të afërta, kur të kem do ju them. Mua më pëlqen familja, atmosfera e familjes dhe tani jam fiks në kohën e duhur. Do doja të kisha dy fëmijë. Më pëlqejnë shumë vajzat dhe do doja të ishin të dyja vajza”, tha Maja.