“Taulanti ka zëvëndësuar Saimir Tahirin. Tahiri ka qenë pika e kontaktit të Edi Ramës me botën kriminale, përvec kontakteve që mbante vetë drejtpërdrejtë”, kështu u shpreh kryetari i PD, Lulzim Basha i ftuar në “Opinion”.
Sipas tij, aty ku dikur dilte i implikuar ish-ministri i Brendshëm, sot del emri i kryetarit të grupit parlamentar Taulant Balla. Ky i fundit, tha Basha, është ndërlidhësi i Edi Ramës me segmente të krimit të organizuar. Basha e akuzoi socialistin Balla se ka udhëtuar 57 herë me Charter me një trafikant të dënuar.
“Ka pasur Saimir Tahirin, është detyruar të bëjë sikur largon Saimir Tahiorin dhe kontaktet tani I mban Taulant Balla. Kjo është arsyeja pse Taulant Balla del kudo.
Mos prit që unë të bëj ciceronin me foto që ta sjell ai (Balla) këtu ty, Po të dalim në rrugë dhe bëjmë një ecje 500 metra në qëndër të Tiranës, shanset janë që të takojmë 10-15 njerëz, prej të cilëve mund të ketë që kërkojnë të bëjnë foto me mua, me ty, me njerëzit publikë. Nuk mund të krahasohet kjo kurrë me 57 udhëtime në TIMS me një trafikant të dënuar që pastaj e marrin dhe e përdorin, siç pëdorën atë djalin e Rrahman Rrahjes që tha: do ta shohi Basha në votime, përdorin edhe këtë që të dali e të thotë se si kam marrë unë tenderat apo I kam marrë në kohën e opozitës.
Nuk mund të krahasohet me përgjimet zyrtare të Prokurorisë ku del dëshmitari I fabrikuar nga Drejtori I Përgjithshëm I Policisë, me porosi të Fatmir Xhafës, në mbrojtje të Agron Xhafës dhe thotë se: Takova Taulantin nga Librazhdi dhe mora pakon vlla, etj.. I kam këtu përgjimet”, u shpreh kryetari i PD, Lulzim Basha.