Kryetari i PD, Lulzim Basha akuzon Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit Edi Rama se është i lidhur me dosjen e kokainës së Xibrakës. Basha tha në “Opinion” se Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafaj kanë në dorën dosjen e vëllait të kryeministrit.
Nuk ka familjarë të mitë të përfshirë në trafik droge, në fabrikë kokaine, në trafik influence. Nuk ka familjarë të mi që të kenë përfituar fonde publike nga kjo qeveri apo nga qeveria e mëparshme.
“Denoncimet që opozita ka administruar tregojnë qartë se si në rastin e Saimir Tahirit ashtu edhe në rastin e Fatmir Xhafës, sjellja e Edi Ramës ndaj tyre për të mbrojtur deri në çastin e fundit Saimir Tahirin dhe tani për të mbrojtur përmes shkatërrimit të dosjes hetimore, Fatmir Xhafën, diktohen nga fakti se ish-ministri i Brendshëm dhe ministri i Brendshëm posedojnë të dhëna operative të dokumentuara zyrtarisht se Olsi Rama, vëllai i Edi Ramës, ka qënë një nga personat kyç të fabrikës së kokainës në Xibrakë”, tha Basha.
Fevziu: Ju keni fakte apo denoncime?
Basha: Po të kisha fakte do t’i kisha publikuar, do t’i kishe ti, do t’i kishin të gjithë. Faktet i ka Saimir Tahiri, prandaj u shemb në dru, madje thonë se u shkrehën dhe armë para një muaji. Faktet i ka Fatmir Xhafa, i dini ju këto, pse bëni sikur si dini?
Pyetje: Kush e ka rrahur Saimir Tahirin?
Basha: Ata që kanë interes se mos del dosja që komp[romenton Olsi Ramën në fabrikën e kokainës në Xibrakë.