Lulzim Basha akuzon drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela se po prish hetimet. Basha tha në “Opinion” se Donika Prela është “peshku i madh” i drejtësisë. Ai paralajmëroi se si Donika Pela ashtu edhe Arta Marku do mbajnë përgjegjësi.
“Pushtetarët në pazare me kriminelët për vota, hetimi I Dibres ku figuron Damian Gjiknuri dhe Ulsi Manja, në biseda telefonike me kriminelët për vota. Hetimi i Durrësit ku figuron Vangjush Dako, hetimi i Kavajës ku figuron Elvis Rroshi, hetimi i Lezhës etj., hetime të tëra ku figurojnë politikanë kryesorë. Prokuroria sot është nën sundimin total të një njeriu që ka kapur tërë pushtetet. Është përdorur shumë termi “peshku I madh”, sot “peshku i madh” është Donika Prela dhe do vijë dita që do të dalë para drejtësisë edhe ajo për shkatërrimin e hetimeve që po bën. Peshku I madh në drejtësi është ajo! Edhe Arta Marku që merr prokurorë dhe i degdis rrugëve që nesër ti gjejë ndonjë gjë. Edhe ajo do mbajë përgjegjësi, do të vijë dita”, Lulzim Basha, kryetar i PD.