Zjarr i madh në Gramsh, digjet 1 ha sipërfaqe me shkurre

Një zjarr i madh ka rënë ditën e sotme në fshatin Zenelas të Gramshit.

Flakët nisën të përhapeshin me shpejtësi rreth mesditës. Raportohet se rreth 1 hektar sipërfaqe me shkurre është shkrumbuar nga flakët. Ndërhyrja e zjarrfikëseve në kohë ka shpëtuar banesat në afërsi të vendit që po digjej.

Zjarri mori përmasa të mëdha i favorizuar edhe nga era. Forcat zjarrfikëse dhe të shërbimit pyjor kanë mbërritur në vendngjarje ku kanë bërë të mundur izolimin e zjarrit. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *