VIDEO/ Publikohen pamje të rralla të Dritan Hoxhës,duke hipur në Ferrari

Dritan Hoxha, themeluesi i Top Medias rreth një dekadë më parë humbi jetën në një aksident tragjik me makinën e tij tip Ferrari në anë të Lanës në Bulevardin “Bajram Curri”,Tiranë.

Ndërkohë që sot Dritan Hoxha, nëse do të ishte gjallë do të festonte ditëlindjen e tij të 50-të, sikur aksidenti tragjik i vitit 2008 të mos i kishte marrë atij jetën.

Nga shpejtësia e tepërt, makina më të cilën udhëtonte u përplas me një pemë anës rrugës, duke bërë që makina të ndahet në dy pjesë, njëra prej të cilave do të përfundontë në lumë.

Sakaq blogeri i njohur Olti Curri ka ndarë në profilin e tij një video me pamje të rralla, ku Dritani shihet duke biseduar me disa miq të tij përpara se të marrë drejtimin e Ferrarit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *