Shqiptari kapet me 84 kg drogë të fshehur në dhomën e gjumit (VIDEO+FOTO)

Policia italiane e provincës së Katanias ka vënë nën pranga shqiptarin M.R 35 vjec me akuzën e trafikut të drogës së tipit marijuanë. Në banesën e 35 vjecarit shqiptar në komunën Tremestieri Etneo, e cila dikur ishte një magazinë,u gjetën rreth 84 kg marijuanë.

Lënda narkotike u gjet e fshehur në një dollap në dhomën e gjumit e konfeksionuar në mbi 30 pako. Sipas policisë italiane lënda narkotike do të sillte një përfitim prej më shumë se 600 mijë euro.

Në banesë u gjetën dhe instrumente për përgatitjen dhe konfeksionimin e dozave të drogës.  Operacioni i policisë italiane u ekzektua pas një kontrolli ekonomik e financiar në territor.

Ndaj shqiptarit M.R është lëshuar urdhëri i arrestimit me burg e ndodhet në dispozicion të autoriteteve gjyqësore./ora-news/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *