Nga 1 prilli 2019 rriten pagat, ja kush përfiton

Duke filluar nga 1 prilli në shëndetësi, arsim dhe në mbrojtje do të ketë rritje të pagave. Lajmin e bëri të ditur vetë kryeministri Edi Rama gjatë një takimi Këshillin Ekonomik Kombëtar.

Rama: Kemi mundësinë të bëjmë një rritje tjetër duke nisur nga 1 prilli. Qëllon që është një ditë përrallash, por për ne ka qëlluar një ditë ku kemi pasur disa zhvillime pozitive për vendin.

Kështu do të jetë për mjekët, infermiert, mësuesit dhe ushtarakët. Në sektorin e shëndetësisë do të kemi rritjen më të lartë. Besojmë se është e domosdoshme dhe faktikisht do të jetë një rritje prej 10%, në arsim 7%. Do të kemi një rritje për sektorin e mbrotjes në një masë që do të varijojë sipas kategorive 5-7%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *