Mesazhi i koduar i Kotzias pas dorëheqjes: Donin të më varrosnin thellë, harruan se unë jam ‘fara’…

Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias dha dorëheqjen ditën e sotme pas një takimi të tensionuar të kabinetit qeveritar, gjatë së cilës pati përplasje me ministrin e Mbrojtjes, Panos Kammenos mbi marrëveshjen e Prespes.

Në një reagim në Twitter, Kotzias jep një mesazh të koduar nëpërmjet vargjeve të një poeti.

“‘Vjen momenti’, thotë poeti, ‘të vendosësh me cilët do shkosh dhe kë do lësh pas’. Kryeministri dhe disa Ministra bënë zgjedhjen e tyre në mbledhjen e Këshillit të Ministrave mbrëmë në darkë, më pas bëra edhe unë zgjedhjen time. Por është mirë të mos harrojnë këtë varg: ‘Deshën të më varrosnin thellë, harruan se unë jam fara’”, shkruan ish-ministri i Jashtëm, duke i përcjellë në këtë mënyrë mesazhin kolegëve që s’do mbetete me kaq.

Burim për Kathimerini bëjnë me dije se Kotzias ishte i pakënaqur për faktin se kryeministri Alexis Tsipras nuk e mbështeti atë kundër sulmeve nga Kammenos, i cili është gjithashtu partner i koalicionit.

Sipas të njëjtave burime, gjatë takimit të sotëm të kabinetit, Kammenos akuzoi Kotzias për keqmenaxhimin e fondeve sekrete të Ministrisë së Jashtme dhe si njeri të financuesit miliarder, amerikanit George Sorros.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *