Përfshihet nga flakët një lokal te Rruga e Kavajës

Një lokal u përfshi nga flakët në Tiranë pasditen e kësaj të mërkure. Ngjarja ndodhi në rrugën e “Kavajës” dhe fatmirësisht nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Sipas policisë dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.

Më datë 17.10.2018, në rrugën e “Kavajës”, në një lokal ka rënë zjarr, ku ka patur vetëm dëme materiale. Ngjarja dyshohet se ka qenë aksidentale“, thuhet në njoftimin e policisë.

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *