Florenc Hoxha në Prokurori

Florenc Hoxha, ish-drejtori i Policisë Bashkiake do të merret në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda sot lidhur me një dëshmi tjetër të Fredi Alizotit, dëshmitarit të cilësuar si të rremë në çështjen e Agron Xhafajt. Hoxha është paraqitur në Prokurori në orën 9:30. Hoxha do të pyetet për regjistrimin e videos së dytë të Fredi Alizotit, publikuar nga deputeti Salianji.

Padia është ngritur ndaj tij nga Taulant Balla, kreu i Grupit të PS, që e ka paralajmëruar edhe dy ditë më parë në rrjetet sociale. Më 15 tetor, Balla shkroi ën Fb se “sapo të kthehem nga Parlamenti Europian, gati një kallzimi tjetër për ty (Lulzim Bashën) dhe Florenc Hoxhën, shokun tënd të famshëm që s’i zë dora vend pa shkelur ligjin”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *