Gazetari i njohur Blendi Fevziu është kthyer shumë vite pas në kohë dhe ka publikuar një foto me kolegët e tij, që i përket vitit 1995.
Në këtë foto ai shfaqet bashkë me Ben Blushin, Donika Bardhën, Reis Çiçon dhe Ilir Demalian, gjatë një darke zyrtare në New York.
“Nju Jork, Shtator 1995. Darka zyrtare e Presidentit te Shqipërisë në Hotel Plaza. Bashkë me Donika Bardha, Ben Blushi, Reis Çiço, Ilir Demalia”, shkruan Fevziu.
Megjithatë, komentuesit janë fokusuar te një detaj në xhaketën e Blushit, i cili dukshëm nuk ka qenë edhe aq i kujdesshëm kur ka mbërthyer kopsat.