“Arena Kombëtare” vijon të marrë formë, ja faza ku ndodhen punimet (VIDEO+FOTO)

“Arena Kombëtare” po merr formë nga dita në ditë. Punimet po vijojnë me ritme të shpejta dhe të kënaqshme dhe sipas ekspertëve afati i përfundimit do të jetë pranvera e ardhshme.

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar pamjet më të fundit nga impianti i ri, ku duken qartë se kanë përfunduar pothuajse të gjitha punimet në ngritjen edhe veshjen e tribunave si strukturë. Tashmë është formatuar shtreha metalike e stadiumit dhe kjo i ka dhënë një pamje të veçantë.

Pas mbylljes të të gjithë punimeve me betonin edhe hekurin pritet të pastrohet pjesa e fushës, edhe më pas të nis shtrimi i tapetit. Me këto ritme pritet që stadiumi të jetë gati për eliminatoret e Kampionatit Europian ku kombëtarja shqiptare do të zhvilloj ndeshjet e saj.

“Arena Kombëtare” do të jetë stadiumi më i madh dhe më modern në vend ku pritet të zhvillohen aktivitete të rëndësishme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *