VIDEO/ Grabitësit e armatosur përdorin 25 njerëz si mburojë, rezultati është tragjik

Ky është momenti i tmerrshëm kur grabitës të armatosur, përdorën 25 pengje si mburojë njerëzore, pasi policia nisi një aksion ndaj tyre, pas tentativës për të grabitur një pikë lotarie.

Pengjet u detyruan të krijonin një rreth mburojë për sulmuesit, të cilët qëllonin me armë si paralajmërim teksa ecnin.

Incidenti i pazakontë zgjati për rreth tre orë të shtunën pasdite përgjatë rrugëve të Manausit, kryeqytetit të Amazonit, në Brazil.

Pengmarrja përfundoi me katër persona të qëlluar për vdekje dhe një i arrestuar, pasi policia ngriti një pritë në një rrugë pa krye, duke i bllokuar ata.

Në mënyrë të pabesueshme, të gjitha pengjet u larguan pa u dëmtuar, ndërsa banda luftoi me zjarr me forcat e rendit.

Disa dëshmitarë okular filmuan pengjet e lodhur dhe të traumatizuar që lëviznin në unison nëpër zonë, duke “fshehur” hajdutët mes tyre.

Një banor regjistroi skenat nga ballkoni i tij dhe kapi momentin tronditës kur sulmuesit me kapuç të veshur me uniforma ushtarake, u vranë në një breshëri plumbash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *