Rama: Ja çfarë e lidh vëllain tim me kompanitë e basteve

Kryeministri Edi Rama ka folur me tone të larta për nismën e qeverisë për mbylljen e pikave të lojërave të fatit dhe basteve sportive në vend. I pyetur për monopolin e këtij biznesi në formatin online ai mohoi që familiarë të tij kanë lidhje me këtë çështje.

“Thonë se monoplin e ka Olsi Rama është përpjeke për t’i hedhur baltë të gjithë këtij debati, çuditërisht nuk e ka Taulant Balla”, – tha ai duke ironizuar PD-në për akuzat e herëpashershme për deputetin e PS, Taulant Balla.

“Unë kam bërë një sqarim kur lajmërova këtë nismë që deri në 31 dhjetor ne do punojmë për regjimin e ri të online, sepse është goxha i komplikuar. Ne kemi ngritur një grup pune për të kontrolluar online, dhe për të kuptuar të gjitha elementet. Por në 31 dhjetor do mbyllen të gjitha, edhe ky monopol online. Nëse do të ketë një vendim që do të lejohet në një fazë tjetër, atëherë kjo do të vetë vetëm po patëm një kuadër rregullator strikt dhe një kuadër gare të hapur.

Online është një aktivitet që nuk e bën do kushdo, unë nuk merrem me baste, por gjithsekush mund të futet të luajmë edhe në një sajt të huaj, por përmes bankave dhe paguajnë me kartë. Po punojmë që të mbyllim dhe online të huaja” – tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *