Për të mbajtur nën kontroll të gjithë skemën mashtruese të ngritur me qëllim për të mbrojtur ministrin e tij, Fatmir Xhafaj dhe vëllain e tij, Agron-Geron Xhafaj, Edi Rama sot ka ‘dorëzuar’ kreun e Policisë së Shtetit tek dy veglat e tij.
Ardi Veliu sot është paraqitur pikërisht tek dy prokurorët e Ramës, të cilët janë të kapur nga qeveri me anë të procesit të vettingut për Gentian Osmani dhe prokurorin tjetër, Përparim Kullurit të cili i mbajnë mbi kokë përgjimet e kapura gjatë hetimit të Emiljano Shullazit.
E tek të dy këta prokurorë Rama sot ka çuar Ardi Veliun për të dëshmuar.
Ishte Fredi Alizoti i cili tha emrin e kreut të Policisë së Shtetit, se ishte njeriu që erdhi e mori në Vlorë dhe e dërgoi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Pikërish ai video-përgjim dëshmoi se si ishte përgatitur dhe instruktuar dëshmitari i rremë i Edi Ramës, nga ana e Ardi Veliut, Fatmir Xhafës dhe shpurës së tij.
E pikërisht tek dy ‘veglat’ e Ramës sot Veliu ka shkuar e ka dhënë një dëshmi 5 minutëshe, duke u thënë se nuk ishte ai që e kishte sjellë Fredi Alizotin nga Vlora në Tiranë.
Në fakt janë po ata dy prokurorë që e kanë pritur ‘pakon’ Alizoti në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe duhet të jenë edhe ata vetë dëshmitarë.
Por këtë herë ngrihet pyetja, se kush do ua marrë dëshminë dy prokurorëve që janë të kapur nga Rama?