Deputetja e PD, Oriola Pampuri ka folur për bojkotin e ndërmarrë nga opozita e bashkuar që në nisje të këtij sesioni të ri parlamentar.
E ftuar në emisionin e mëngjesit në “Ora News”, Pampuri është pyetur se edhe sa do të zgjasë ky qëndrim i opozitës.
Ajo ka treguar se nuk është vendosur ende rikthimi i opozitës në Kuvend, ndërsa shton se një shkak i këtij vendimi është mospastrimi i parlamentit nga njerëz të lidhur me krimin.
“Jemi në një bojkot dhe ende nuk është vendosur se kur kthehemi në parlament. Ne do të kthehemi atëherë kur Parlamenti të pastrohet nga personat e përfshirë në krim, pra at që bashkëpunojnë me krimin. Është e pamundur që të vish nga një profesion i qetë dhe të rrish me persona që bashkëpunojnë me krimin, totalisht e papranueshme”, u shpreh deputetja demokrate.