Brazil-Argjentinë, miqësorja e luksit mbyllet me gol në minutën e 93-të

Brazili arriti të fitonte me një gol në frymën e fundit, “klasiken” e mbrëmjes së sotme ndaj Argjentinës.

Një gol i Mirandës në minutën e 93-të nga goditja e këndit, nderoi ekipin e Tites, për të dalë me kokën lart nga kjo miqësore, ku në stadium ishin të pranishëm plot 63 mijë tifozë.

Me Dybala e Icardi në sulm, ekipi i Skalonit nuk ia doli të gjente rrugën e rrjetës.

Në përgjithësi, sfida nuk pati shumë raste dhe u duk e qetë, dhe pas golit të shënuar në fund, nuk kishte më kohë për Argjentinën që të reagonte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *