Pak ditë më parë u raportua se autobusët urbanë në Durrës mbajnë raklama bastesh në to.
Në lidhje me këtë gjë, gazetarja Rudina Xhunga e ka pyetur kryeministrin Rama në emisionin “Dritare me Rudinën”.
“Më ka bërë përshtypje që autobusët e Durrësit janë mbushur me reklama të kompanisë së basteve online”, u shpreh gazetarja Xhunga në emisionin Dritare. Ndërsa kryeministrin Rama nuk e kanë mbajtur nervat dhe i është kthyer duke i thënë “si s’ju vjen turp. Është ofenduese të flisni me hamendje”.
Rudina Xhunga: E mora përsipër të përmend emrin e Dakos, për shkak të mbushjes së autobusave me reklama të basteve të sportit.
Edi Rama: Po mirë mo, si s’ju vjen turp. Një gazetar nuk vjen në studio këtu dhe të marrë peng teleshikuesit.
Xhunga: Më kanë bërë përshtypje, i kam parë i kam bërë edhe lajm
Rama: Që të përmendësh njeriun duhet të kesh edhe fakte..
Rama: Ç’janë këto, është ofenduese për profesionin tuaj të flisni me hamendje
Xhunga: Jo është ofenduese për qytetarin që dirtaret e autobusëve të bllokohen me llojëra bixhozi
Rama: Reklamat i keni në të gjitha sajtet, i kishit edhe te Neës-i
Xhunga: Një vrasje në bllok, u bllokua gjithçka./ I.M-Dritare.net