Heroi shqiptar i Afganistanit mbron Mevjol Bilon dhe sulmon Ministren e Mbrojtjes: S’është faji yt që…

Aleksandër Peci për shumicën e shqiptarëve është një emër i njohur. Nëntetari shërbeu me devotshmëri në Afganistan për disa vite në disa misione paqeruajtëse dhe mbeti i plagosur 20 shkurtin e viti 2012 gjatë një sulmi që ju bë focave të ISAF-it, ku mbeti i vrarë dhe ushtaraku shqiptar Feti Vogli. Në vitin 2016 Peci u largua nga Forcat e Armatosura të Ushtrisë, më pas u largua dhe Shqipëria i zhgënjyer për trajtimin qesharak dhe në kufijtë e mbijetesës që sipas tij i bëhej një ushtaraku shqiptar.

Por nga Amerika ku ndodhet aktualisht Peci ka reaguar nëpërmjet profilit të tij në facebook rreth ngjarjes së rëndë të 4 tetorit në mes të bllokut ku u përfshi dhe një komando e Batalionit të Operacioneve Speciale të Ushtrisë Shqiptare, Mevjol Bilo. Ky i fundit është shpallur në kërkim si i dyshuar për vrasjen e Fabian Gaxhës, plagosjen e Ervis Martinajt dhe Eljon Hatos.

Ish nëntetari i ushtrisë Aleksandër Peci ka një mesazh për Bilon “ Nuk esht faj jot qe ndodhe ne vendin e gabuar” sipas tij faji është i ministrisë së mbrojtjes që paguan një pjesëtarë të forcës speciale  me 400 mijë lekë (të vjetra) dhe me kaq para nuk mund të mbahet familja.

Statusi i plotë i Aleksandër Pecit:

“NUK ESHT FAJ JOT QE NDODHE NE VENDIN E GABUAR POR ESHT FAJ I MINISTRIES SE MBROJTJES QE PAGUAJN NJE PJESTAR TE FORCAVE SPECIALE 400MI LEK TE QELBUAR SE NUK MBAHET FAMILJA ME 400MI LEK DHE DETYROHEMI TE BEJN PUN TE DYT DHE PASTAJ NDODH E KEQAJ”

Mevjol Bilo 41 vjeç një nga efektivët më të përgatitur të BOS-it (Batalionit të Operacioneve Speciale) të Ushtrisë Shqiptare, ishte i detyruar për të punuar dhe si truprojë e biznesmenëve të ndryshëm në Tiranë dhe prej disa muajsh punonte dhe si truprojë e vajzës së tij të hallës Elvana Gjata dhe të fejurit të saj Ervin Mata.

Statusi ne fb i Aleksander Pecit per Mevjol Bilon

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *