Avokati Çlirim Gjata tha në studion e ‘Open’ me gazetaren Eni Vasili se prokuroria nuk po bën punën e saj për vërtetimin njëherë e mirë të çështjes së audiopërgjimit. Sipas Gjatës duhej bërë njëherë e mirë ballafaqimi i Veliut me Alizotin.
“Kam frikë se prokuroria nuk do ta bëjë punën e duhur. Duhej bërë ballafaqim mes Veliut dhe Xhafajt. Ka një shprehje kur thotë për këtë është përdorur një aktor.
Kryesorja që prokuroria nuk ka bërë me qëllim është ballafaqim me kamera mes dy aktorëve. Pastaj ka një farë gjërash. Anashkalim që thotë i njëjti person ka marrë një pako e të tjera. Nëse do bënte një punë të paanshme prokuroria gjërat do ishin sot të zgjidhura”, tha Çlirim Gjata.