‘Ai Taulanti është djalë i shkathët’, Babalja flet për deputetin që tentoi ta blejë: Më ka ndjekur këmba-këmbës

Në audiopërgjimet e Fredi Alizotit, përmendet edhe një emër, “Taulanti nga Librazhdi”, për të cilin Prokuroria nuk ka ende dijeni se kush mund të jetë. I pyetur se cili është “Taulanti nga Librazhdi”, në audiopërgjimin e Fredi Alizotit, Albert Veliu, për emisionin “Open”, dha referenca drejt kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballës.

“Taulanti është ai djali i shkathët, që ka lidhje me të gjithë “kingat” e Shqipërisë. Është ai që del e thotë ‘Babale 1’ e ‘Babale 2’, e me radhë. E di e gjithë Shqipëria, cili është ky Taulanti. Ne babale jemi, e babale do vdesim, por nuk jemi si Taulanti”, deklaroi Albert Veliu.

Babalja theksoi më tej se audiopërgjimet e publikuara nga prokuroria, në shumë momente mund të jenë të manipuluara dhe jo reale, pasi “ata mund t’i bëjnë si të duan”, sipas tij.

Përmendet një me emër Taulanti… Deputeti i PS është ky?
Ai Taulanti është i lidhur me të gjithë kingat e Shqipërisë. është djalë i shkathët ai… Më ka ndjekur këmbakëmbës.

Kush ky deputeti?
Atë e di Prokuroria… E dinë ata.

Kë keni takuar te kafeneja e PD?
Te kafeneja e PD kanë ardhur 2-3 persona…nuk i njihja, ndoshta ishin deputetë.

Si u njohe me Salianjin?
S’kam fare lidhje. I kam dorëzuar diçka oplldashit. Me Salianjin s’kam lidhje fare. Vetëm atë ditë kur kam bërë intervistën i kam thënë po të jap këtë intervistë se nuk i dihet jetës time. Dhash intervistën dhe ika.

Ju ka premtuar 200 mijë euro?
Janë të gjitha gënjeshtra.

E bëtë për azil?
Jo. E bëra sepse ai zotëria më la në burg, më la në mes të katër rrugëve.

Ishit ju që donit të regjistronit Agron Xhafajn?
Isha unë. Ishte personale për vitet që kam bërë në burg.

Kujt i kërkuat ndihmë?
Një zyrtari të PD. Ka qenë një djalë i vogël te PD. Më ka prezantuar me Olldashin dhe ky më ka thënë që është i SHIK-ut. Nuk janë publikuar të gjitha videot nga SHIK-u. Mjetet e përgjimit, dy stilolapsë, mi dha Olldashi dhe të tjerat SHIK-u. Ka shumë gjëra të papublikuara, i di Prokuroria se ku janë, por unë dua të shoh familjen time.

Kush është Agron Hyseni?
Nuk e kam idenë fare. Për herë të parë e kam dëgjuar kur dolën këto.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *