Një bankë kineze ka pasur vizitorin më të tmerrshëm ndonjëherë.
Mëngjesin e së premtes, ndërsa stafi i bankës po mbante mbledhje, një piton gjigand ka rënë nga tavani duke i frikësuar.
Stafi i bankës në Nanning City po qëndronte në zyrë kur gjarpëri ra nga tavani në dysheme.
Në video, ata shihen duke vrapuar ndërsa vizitori i papritur fillon të rrëshqasë nëpër dhomë.
Pitoni qëndroi nën një divan në dhomë derisa erdhi një profesionisht gjarpërinjsh dhe e mori.
Nuk dihet ende sesi zvarraniku përfundoi në tavan dhe po hetohet incidenti.