Një gabim i vogël mund të shkaktojë një sherr të madh. Robert Berisha ka rrëfyer në “Why Not” se i ka dërguar një mesazh me përmbajtje të pisët gabimisht kolegut të tij. Bëhet fjalë për artistin shqiptar, Klajdi Haruni.
“Në Shqipëri më ka ndodhur. Klajdi Piperon që e kemi mik të përbashkët. Në telefon e kam të regjistruar Klajdi Pipero, por duke i dhënë makinës, doja ti dërgoja mesazh i them: Ku je o legen e me të shara dhe ja kisha dërguar Klajdi Harunit dhe me video”, tregoi Roberti.
Ndër të tjera, u kuptua se nuk ndodhi asnjë skandal dhe çdo gjë u mirëkuptua. Klajdi Pipero është i njohur për punën e tij si tatuazhist.