Vetëm pak minuta pas nisjes së ndeshjes, Izraeli ka kaluar në avantazh ndaj Shqipërisë.
Një gabim në mbrojtje ka bërë që Izraeli të shënojë golin e parë në portën e kombëtares shqiptare. Goli u shënua nga Hemed në minutën e 8-të.
Shqipëria luan ndeshjen e tretë në Ligën e Kombeve, një lojë mjaft me rëndësi sa i takon vendit të parë në një grup të ekuilibruar.