Zhdukja e gazetarit, Trump paralajmëron “ndëshkime të rënda” ndaj Arabisë Saudite

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka thënë se Arabia Saudite mund të jetë pas zhdukjes së gazetarit Jamal Khashoggi dhe paralajmëroi se Uashingtoni do të ndërmarrë “ndëshkime të rënda” nëse kjo do të provohet.

“Ne do t’i shkojmë në fund dhe do të ketë ndëshkime të rënda”, tha Trump për programin “60 Minutes” të CBS, sipas një ekstrakti të një interviste të lëshuar të shtunën.

“Në këtë ky moment, ata e mohojnë këtë dhe e mohojnë me forcë. A mund të jenë ata? Po,” tha Trump në intervistën, e cila u zhvillua të enjten.

Rrjeti CBS ka bërë me dije se intervista e plotë do të transmetohet të dielën në mbrëmje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here