VIDEO/ Arda Turan sherr me këngëtarin e njohur pasi i ngacmoi gruan, publikohet video

Arda Turan është shndërruar në lajmin kryesor të medieve turke dhe jo për lojën e tij në fushën e blertë.

Sipas gazetave vendase, ish- futbollisti i Atlético Madrid dhe i Barcelonës, ka qenë duke u argëtuar në një klub, pa shoqërinë e gruas së tij, e cila është tetë muajshe shtatzënë dhe është bërë pjesë e një sherri. Referuar informacioneve të publikuara, lojtari ka ngacmuar bashkëshorten e Berkay, një këngëtar shumë i njohur në Turqi. Këngëtari e ka parë këtë skenë dhe ka kërkuar të sqarohet jashtë me futbollistin. Ky i fundit, në nerva e sipër e ka goditur në fytyrë Berkay, i cili është dërguar menjëherë në spital për t’i nënshtruar një operacioni në hundë.

Arda Turan, pas ngjarjes mësohet të ketë shkuar me armë në spital për t’i kërkuar falje Berkay dhe bashkëshortes së tij, Ozlem Ada.

“Nuk e dija që ishe gruaja e tij, më vrit, më vjen shumë keq”, mësohet të ketë thënë futbollisti.

Teksa sot është publikuar edhe me video momenti i sherrit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here