Vasili-Ramës: Shko padit SHBA e BE-në se “shpifin” për drogën dhe krimin

Duke marrë shkasë nga paralajmërimet e kryeministrit Rama për padi në gjykatë për shpifje, kreu i grupit të LSI-së, Petrit Vasili shkruan se ky kryeministër njihet deri ne Bruksel si shpifës ordiner.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit: 

BE dhe ShBA “shpifin” per drogen dhe krimin,kryeministri ç’pret t’i padise.

Bo bo ç’gajasje kryeministri i Grizeldes po ankohet per shpifje.

Ky kryeminister njihet deri ne Bruksel si shpifes ordiner dhe sot po flet per shpifje.

Leri denglat e shpifjeve se u bere si grate e liga.

Shko padit edhe Departamentin e Shtetit, BE, Francën, Gjermaninë se “shpifin” per ty dhe thone, qe ti mbushe Shqiperine me krim te organizuar,krim dhe korrupsion.

Ore kryeminister karnavale mos pyet fare,padite gjithe globin.

Kur te le mendja si puna jote cdo gje lejohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *