Vajza e mitur në Tiranë vdiq nga plagë të shkarkuara nga armë zjarri, Policia: Ishte vetëvrasje

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbasditen e djeshme ku e mitura K. B., 13 vjeçe ndërroi jetë në spital.

Policia njofto sei: Në përfundim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor rezulton se e mitura K. B., dyshohet të jetë vetvrarë në banesë me armën e gjahut të të atit.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e gjahut me të cilën e mitura dyshohet të jetë vetvrarë në banesë.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbasditen e djeshme ku shtetasia K. B., 13 vjeçe është shoqëruar për ndihmë mjekësore në spital nga i ati i saj, shtetasi Xh. B., ku dhe më pas ndërroi jetë, u ngrit një grup i posaçëm hetimor ku në përfundim të veprimeve përkatëse hetimore dhe proceduriale (kqyrja e vendit të ngjarjes, trupit të të miturës dhe marrja e deklarimeve të familjarëve), ka rezultuar se e mitura K. B., dyshohet të jetë vetvrarë në banesë me armën e gjahut të të atit.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut për të cilën shtetasi Xh. B., dispononte leje.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *