U masakrua 12 herë me thikë, detaje nga vrasja e të riut në Tiranë. Përleshja nisi në banesë (Pista kryesore e hetimit)

Të tjera detaje mësohen lidhur me vrasjen me thikë të Holti Hajdarit mbrëmjen e djeshme në zonën e Misto Mames në kryqytet.

I riu mësohet se është qëlluar për 12 herë me radhë me thikë në të gjithë trupin, ndërsa ka gjetur vdekjen në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Një nga pistat ku dyshon Policia është ajo e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe konflikteve që ka pasur për këtë shkak me persona të tjerë.

Holti Hajdari jetonte i vetëm në banesë, dhe punonte në një lavazho në kryeqytet. Babai i tij jetonte në Greqi, ndërsa nëna ka ndërruar jetë pak kohë më parë.

Nuk dihet ende nëse është tërhequr trupi i viktimës nga morgu. Mësohet se sherri ka nisur që në banesë për të vijuar më pas gjatë gjithë rrugicës së banesës, ku dëshmitarë shprehen se kanë dëgjuar dhe të bërtiturat.

Një prej banorëve të lagjes dhe dëshmitar i vrasjes me thikë shprehet se në banesën e Holtit vinin shpesh të rinj që merrnin drogë, po sipas tij vetë viktima nuk merrej me shitjen e lëndëve narkotike.

Banori tregon se e ka gjetur Hajdarin të shtrirë në rrugicë, dhe saktëson se ambulanca ka vonuar me rreth një orë që të shkonte në vendngjarje. Dëshmitari shprehet se Holti i ka treguar se e ka plagosur i njëjti person si herën e shkuar.

Po ashtu dëshmitari tregon se Hajdari edhe më parë është plagosur me kaçavida dhe me mjete të forta, dhe policia nuk ka marrë asnjë masë për mbrojtjen e tij, pavarësisht se vetë banorët thonë që kanë denoncuar faktin se në banesën e Hajdarit vazh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *