Turqia liron pastorin amerikan, Erdogan ikën me “bisht ndër shalë” përpara Trump

Një gjykatë turke do të lirojë pastorin e burgosur amerikan Andreë Brunson, i cili u arrestua pas dyshimeve për lidhje me terroristët pas tentativës për grusht shteti në vitin 2016.

Arrestimi i Brunson ka tensionuar disi marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Turqisë, me Trump që ka bërë shpesh thirrje për lirimin e tij.

I akuzuar për lidhje me terrorizmin, gjykata i vendosi një dënim prej 3 vitesh dhe 1 muaj pastorit kristian që u hodh poshtë së ditën e sotme.

Edhe para vendimit të gjykatës, Brunson tha se ishte “njeri i pafajshëm”, duke shtuar se “e dua Jezusin, e dua Turqinë”.

Pas grushtit të shtetit në vitin 2016, pastori nga Karolina e Veriut u akuzua për lidhje me militantët kurdë dhe mbështetësit e Fetullah Gulen.

Ai i ka mohuar shpesh akuzat e ngritura kundër tij, dhe avokati ngrinte zërin shpesh për apelim të vendimit për burgosje të klientit të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *