Tjetër ngjarje tronditëse në Tiranë, vritet me thikë 30-vjeçari, u gjet në rrugë i gjakosur

TIRANE– Një 30-vjeçar ka humbur jetën në Tiranë, pasi ka marrë disa goditje me thikë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar në rrugën “Bego Hoxha” në Kombinat, ndërsa viktima është identifikuar si Holti Hajdari, Mësohet se pas një konflikti me një person, 30-vjecari është qëlluar me thikë disa herë dhe është lënë i shtrirë në rrugë pa ndjenja.

Ai është transportuar në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka nderruar jetë. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes. Policia bën me dije se autori i dyshuar është M. S., 25 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.

Kjo është ngjarja e dytë që ndodh në kryeqytet brenda pak orëve, pasi mbrëmjen e djeshme një 13-vjeçare ka humbur jetën në rrethana të paqarta në Babrru. Në trupin e vajzës u gjetën mbetje saçme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *