‘’Në Shqipëri nuk po bëhet nami”, Shkullaku i përvishet zëvendësministres: Po të shkepi Rilindja nuk dënohesh (Video)

Zv/ministrja Romina Kuko, të enjten, ndërsa po fliste për gjendjen e krimit në vend dhe rezultatet e Policisë së Shtetit për parandalimin dhe hetimin e tij, është ndërprerë në një mënyrë krejt të pazakontë nga gazetari Armand Shkullaku.

Për zv/ministren si vrajsa në ish-Bllok, tragjedia në Selenicë apo ngjarja Xhisiela nuk janë raste përfaqësuese të rendit dhe sigurisë publike në Shqipëri.

Por për gazetarin Shkullaku është krejt ndryshe, madje ai shkon më tej duke u shprehur se vetëm kur të shkep Rilindja nuk dënohesh në këtë vend.

Mirëpo, për Kukon në vëmendjen e publikut po krijohet ideja se në Shqipëri po bëhet nami, pasi kryefjalë e ditës është krimi në vend.

‘’Në Shqipëri nuk po bëhet nami siç po përpiqeni që të thoni ju”, është shprehur Kuko.

Zv/ministrja u shpreh në studion e emisionit ‘Opinion’, se ky nuk është rasti, pasi vrasje ndodhin përditë por nuk do kishim as Polici Shteti dhe as Ministri të Brendshme, ku do ishim një republikë ideale.

Blendi Fevziu: Sigurisht që ka vrasje, por një person në kërkim me pistoletë në brez, ndalon makinën në rreshtin e dytë në mes të zonës së ish-Bllokut, e lë të ndezur dhe futet në lokal të bëjë sherr, pikërisht aty ku rrinë dy patrulla të Policisë Rrugore dhe ku janë 10 roje të Gardës, por askush nuk ka reaguar.

Për Kukon këto nuk janë raste përfaqësuese të rendit dhe sigurisë publike në Shqipëri. Sipas saj, në vend ka një mbjellje paniku, sikur kriminaliteti është në nivel të ’97-ës, sikur njerëzit po vriten në bulevard dhe këtu po ndodh hataja.

Narrativa e zv/ministres është ndërprerë nga gazetari Armand Shkullaku, kryesisht pas përmendjes së emrit së tij nga Kuko për çështjen Xhisiela.

Sipas saj, ajo që ka ndodhur me vajzën ka krijuar një dëm shumë të madh.

“Personat që e kanë ngritur këtë çështje, kanë dhënë një mesazh që të gjitha gratë e dhunuara në Shqipëri, nuk mund të mbrohen”,-tregon zv/ministrja.

Krejt ndryshe mendojnë gazetarët, sipas të cilëve kjo nuk është çështje dhunimi ndaj gruas. Madje gazetari Armand Shkullaku, shkon akoma më tutje, duke u shprehur: Po të shkepi Rilindja, nuk dënohesh.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *