Me 12 plagë në trup, si u masakrua në pritë deri në vdekje 30-vjeçari në Tiranë

Dalin në dritë detaje të reja nga vrasja me thikë që ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në zonën e Misto Mames në kryeqytet. Holti Hajdari ka marrë rreth 12 plagë nga plagosja me thikë. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve në Spitalin e Traumës, 30-vjeçari ka ndërruar jetë rreth orës 5:00 të mëngjesit të sotëm në spital.

Ndërkohë që policia thotë se ka identifikuar dhe personin që ka qëlluar mbi të dhe ka nisur punën për kapjen e tij. Autori dyshohet të jetë një 25-vjeçar i identifikuar me inicialet M.S.

Hajdari ka qenë duke hyrë në banesën e tij në momentin kur është qëlluar 12 herë me thikë nga 25 vjeçari. Kjo është ngjarja e dytë që ka tronditur kryeqytetin pas vdekjes ende në rrethana të paqarta të një 13-vjeçare në banesën e saj në Babrru.

Ajo dyshohet se është qëlluar me thikë nga një prej familjarëve të saj, të cilët rezultojnë të jenë shurdhmemec, çka e bën më të vështirë zbulimin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë së Tiranës për ngjarjen e ndodhur:

Dëmton me mjet prerës në trup 30 – vjeçarin duke i shkaktuar atij vdekjen. Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin.

Shërbimet e Policisë identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin:

– M. S., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në rrugën “Bego Hoxha” në Kombinat, ka dëmtuar me mjet prerës në trup shtetasin H. H., 30 vjeç, i cili mëngjesin e sotëm ndërroi jetë në spital.

Po punohet intesivisht për kapjen e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *