“Mbi 3 milionë euro…”, si u kapën dy skafistët shqiptarë nga policia italiane…

Dy skafistë shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë italiane në zonë ne Leces. Identiteti i tyre nuk bëhet i ditur por mësohet se, u kapën me një gomone me 300 kg marijuanë.

Gomonia është pikasur nga policia në afërsi të plazhit “Le Cesine” në komunën Vernole dhe menjëherë është vendosur në ndjekje të saj. Dy shqiptarët kanë shtuar shpejtësinë e gomones dhe pas mbërritjes në bregdet kanë braktisur mjetin dhe janë larguar në këmbë.

Pas kërkimeve intensive, policia ka mundur të kapë dy skafistët shqiptarë të fshehur në parkun natyror “Le Cesine.” Karabinierët kanë sekuestruar gomonen me 294 kg marjuanë si dhe 16 kg hashash me një vlerë përftimi tregu mbi 3 milionë euro. Kujtojmë se rreth 24 orë më parë një tjetër gomone me 350 kg u kap në brigjet e Adriatikut.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *