Lul Berisha nuk gjendet në Shqipëri, dështon seanca për Ahmet Ajetin

Gjykata e Krimeve të Rënda zhvilloi seancën e radhës për Ahmet Ajetin, i denuar për tentativën e vrasjes ndaj Lul Berishës. Ajeti është duke u rigjykuar, ndërsa sot, pritej hapja e shqyrtimit gjyqësor. Por seanca dështoi pasi për të dytën herë, nuk është bërë i mundur njoftimi i viktimës, Lul Berisha. Sipas gjykatës, Policia e Durrësit, ka çuar njoftimin në adresën e Lul Berishës, ndërsa me anë të një shkrese, ka kthyer përgjigje motra e tij, duke thënë se ai nuk ishte në Shqipëri.

Nga ana tjetër, referuar të dhënave të sistemit TIMS, gjykata tha se Lul Berisha, rezulton të jetë brenda vendit. Në këto kushte, prokurori, Behar Dibra, kërkoi që të konsiderohej si i panjoftuar dhe të ndiqen  të gjitha rrugët për të bërë të mundur njoftimin e tij. Pretendimet e prokurorit, u pranuan edhe nga gjykata, që shtyu seancën për në datën 25 tetor, ndërsa bëri të ditur se do të ndiqen të gjitha rrugët për të bërë të mundur njoftimin e tij. Nga njoftimi në adresën e banimit, deri te afishimet në faqen zyratre të Krimeve të Rënda dhe në Njësinë numër 5, në Durrës.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *