Lirohet Babalja, nuk pranohet kërkesa e palës shqiptare për ekstradim nga Kosova

Gjykata e Prishtinës ka liruar sot Albert Veliun, i njohur si “Babalja”. Personazhi mediatik u prangos dje, pas një ëkrkese nga pala shqiptare për ekstradimin e tij, drejt Shqipërisë.

Gjykata e Prishtinës, me vendimin e saj të sotëm, ka rrëzuar kërkesën ëpr paraburgimin e tij.

Albert Veliu, është arrestuar dje në Kosovë për llogari të autoriteteve shqiptare.

Sipas mediave në Kosovë, ai u vu në pranga në qendrën e azilit në Prishtinë dhe më pas u dërgua nga

Albert Veliu ishte në Kosovë pasi kishte aplikuar për azil politik, fill pas skandalit të audio-përgjimit që pretendohet se është kryer mes tij dhe vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Pak ditë më parë, ndaj Veliut, të njohur edhe si “Babalja”, është vendosur masa e arrestit me burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda me kërkesë të Prokurorisë shqiptare. Organi i akuzës e akuzon Albert Veliun për veprat penale “Kallëzimi i rremë”, kryer në bashkëpunim dhe “Kalimi i Paligjshëm i Kufirit”.

Avokati i tij Tom Gashi, shprehu dje, por edhe sot, besimin se gjykata e Kosovës nuk do e lejojë ekstradimin, pasi klienti i tij është edhe përfitues i statusit të azilantit politik.

“Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda në Tirane sot (dje) në Prishtinë është arrestuar klienti ime Z. Albert Veliu i njohur si BABALJA shtetas i Shqipërisë.

Sipas familjarëve të Albert Veliut ati dhe djalit të tij i është lejuar kërkesa për azil në Kosovë deri më 29.11.2018.

Klienti im pretendon se jeta e tij është e rrezikuar nëse ekstradohet në Shqipëri për shkak të implikimit te tij në aferën që ndërlidhet me Z. Agron Xhafa vëllanë e Ministrit të Punëve të Brendshme të Shqipërisë.

Sido që të jetë besoj që Gjykatat në Kosove do ti respektojë të drejtat e personave që kërkojnë azil politik të garantuara me ligje të Kosovës dhe me konventa ndërkombëtare dhe nuk do ta ekstradoj Z. Albert Veliun të cilit i është pranuar azili në Kosovë”, u shpreh avokati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *