Itali/ Pranga 22-vjeçarit përplasi me furgon prostitutën shqiptare

Policia ka vënë në pranga një të ri shqiptar pasi rreth 2 muaj më parë përplasi një prostitutë bashkëkombase të tij me furgon.

Prostituta 22-vjeçare në atë kohë përfundoi në spital në kushte të rënda shëndetësore. Por teksa kanë kaluar 2 muaj nga 27 korriku, policia italiane vuri në pranga autorin e aksidentit të ndodhur në Torino.

23-vjeçari Eduard Demiri, pasi kishte përplasur të renë me furgon ishte larguar menjëherë nga vendngjarja, por u arrestua tashmë në Padova.

Sipas autoriteteve italiane, thuhet se prostituta është përplasur qëllimisht, dhe aksidenti s’ka qenë aspak i rastësishëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *