Hodhën një top në burgun e Lezhës, por shikoni çfarë gjejnë efektivët pasi e çajnë

Ndodh edhe kështu!

Gjatë orës së ajrimit të të burgosurve në ambientet e IEPV së Lezhës, është hedhur nga jashtë një top futbolli i fryrë. Topi është konstatuar nga punonjësit e shërbimit të cilët e kanë bllokuar menjëherë.

Pasi janë bërë verifikimet e nevojshme dhe janë kontrolluar kamerat e sigurisë, topi është çarë dhe brenda tij janë gjetur tre celularë, dy Iphone dhe një Samsung, bashkë me karikuesit dhe dy karta celulari të pahapura.454587

Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve po kryen të gjitha hetimet e nevojshme për rastin në fjalë, për të identifikuar përgjegjësit.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *