Fatmir Xhafaj nuk i konsideron 8 të vrarët në Selenicë, këtë nuk ‘guxoi’ ta bënte as Edi Rama

Ministria e Brendshme i ka reaguar kreu të PD-së Lulzim Basha i cili deklaroi se grupet e rrezikshme kriminale përbëjnë sot aktivitetin e vetëm kriminal dhe ekonomik të vendit.

Ministria i është përgjigjur Bashës përmes një postimi në ‘Fcebook’ ku ka publikuar dhe një grafik me të dhëna.

Por ajo çfarë bën përshtypje është se ministria thotë se për periudhën Janar-Shtator në qarkun e Vlorës janë vrarë 6 persona.

Ndërkohë që vetëm në masakrën e Selenicës më 10 gusht u vranë 8 persona, ku Ritvan Zykaj ekzekutoi kushërinjtë e tij.

Ashtu si kryeministrit Rama edhe Ministrisë së Brendshme të Xhafajt duket se tragjedia e Selenicës që tronditi Shqipërinë, u prish atyre shifrat, dhe për këtë kanë zgjedhur t’i përjashtojnë nga llogaritja.

Këtë gjë nuk “guxoi” ta bënte as kryeministri Edi Rama.

“Në rast se nuk do të kishim atë tragjedinë e Vlorë, ku patëm 8 të vrarë, në një masakër haluçinante, do të kishim numrin më të ulët me diferencë të vrasjeve në këtë periudhë”m deklaroi Rama, pas tragjedisë së Selenicës.

Image

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *