Dëshmoi mbi dy orë në Prokurori, Salianji: Taulanti dhe Ardi Veliu i dhanë një pako të mirë Fredi Alizotit

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka dhene deshmine e tij per mbi 2 ore ne Prokurorinë e Krimeve të Rënda, si person ne hetim në lidhje me çështjen që implikon vellanë e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Pas daljes nga organi i akuzes ai ka thene se tashme eshte e qarte, se edhe vete Prokuroria nuk ka me dyshime lidhur me kete ceshtje.

“Do viheni në dijeni për rrethanat dhe prokurorët ishin të qartë dhe pa asnjë dilemë për atë cështje”- tha Salianji, duke saaktesuar per mediat se ai eshte thirrur ne prokurori si  “person nën hetim”.

“Jam person nen hetim për shkak se Agron Xhafaj i burgosur më ka kallëzuar mua dhe gazetarin investigativ, ndërkohë që viktima kallëzuese nuk ka ardhur asnjëherë te pyetet apo deshmoje”- tha ai.

Sipas tij, prokuroria ishte po aq e qartë sa edhe publiku që rrjedha nuk ka ndryshuar dhe ka tashme edhe persona të tjerë që kanë dijeni për çështjen.

“Prokuroria ishte më se e qartë ashtu si dhe publiku, që rrjedha e hetimit ka ndryshuar, dhe kam dhënë edhe persona të tjerë që kanë dijeni për ngjarjen, apo edhe fakte të reja që prokurorisë mund t’i kenë dalë nga vëmendja që Taulanti prej Librazhd dhe Ardi Veliu kanë dhënë një pako të mirë për dëshmitarin kryesorë të prokurorisë, i cili në një bisedë të lirë dhe relaksi të plotë, ka treguar të gjithë historinë”, u shpreh ai.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *