Alibeaj për Vetting-u në politikë, dëgjesë me shoqërinë civile: Teatër, Rama është kundër

Enkelejd Alibeaj, deputet i Partisë Demokratike, e cilësoi seancën dëgjimore me përfaqësues të shoqërisë civile në Kryesinë e Kuvendit si “një teatër hipokrizie nga qeveria”, pasi, sipas tij, “verdikti për Vettingun politik është i qartë tashmë”.

“Iniciativa jonë për Vettingun në politikë është një iniciativë që ka vetëm një lloj zgjidhje të klasës politike, pranohet ose jo, përballet ose hidhet në kosh. Ajo që ndodhi në seancën e parë ishte qëndrimi i mazhorancës që me gojën e kryeministrit u shpreh publikisht që nuk e pranon Vettingun në politikë, as në përmbajtje, as në frymë. Është një teatër që po zhvillon Komisioni i Ligjeve për t’i hedhur hi syve të publikut. Mohimi total i kësaj kërkese ulëritëse emergjente duke na ftuar këtu, është teatër. Ju s’duhet të lejoni veten tuaj të përdoreni për fasadë për qëllime politike”, – tha Alibeaj.

“Nuk jeni thirrur asnjëherë në çështjet më delikate që kjo godinë ka diskutuar, për çështje me interes për ju. Ju thërrasin sot për një çështje për të cilën e kanë thënë verdiktin, nuk e duan. E sot po bëjnë teatër, gjasme po konsultohen me juve”, – shtoi deputeti demokrat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *