AKU inspektime tek dyqanet pranë shkollave, bllokohen subjetet që shisnin produkte të skaduara për fëmijët

Në kuadër të sigurisë ushqimore dhe monitorimit të të gjithë operatorëve të biznesit ushqimor (OBU) pranë institucioneve arsimore në vend (shkolla, kopshte, çerdhe) AKU ka kryer në rang vendi 227 inspektime.

Konkretisht, nga trupat inspektuese të AKU-së janë marrë masa administrative: 65 masa administrative me Paralajmërim, 13 masa administrative me gjobë në vlerën 1 720 000 lekë si dhe dy ndërprerje aktiviteti.

Ndërkohë gjatë inspektimeve, janë dhënë edhe këshillime ndaj subjekteve duke berë të mundur eleminim e problemeve që mund të konstatohen nga produktet ushqimore .

AKU inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi nga këto subjekte pranë shkollave dhe kopshteve në [email protected] si dhe në portalin e bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”. Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *