Aktori i njohur-Ramës: Thirri mendjes o rrotë, do përfundosh si Rikardi III…

Një grusht aktorësh e “aktivistë”, vazhdojnë të mblidhen para Teatrit, ku tani nuk flitet më për prishjen e tij dhe ndërtimin e një të riu, por bëhen fjalime politike.

Një të tilla ka mbajtur dje edhe Neritan Liçaj, i cili me disa vetë kanë marshuar dje para Presidencës, për të përshëndetur Ilir Metën që nuk e dekretoi sërish ligjin për Teatrin.

Liçaj nuk ka thënë asnjë fjalë për fatin e Teatrit, por është marrë me fatin e Edi Ramës.“Të kam dëgjuar shpesh kur erdhe si kryeministëtr të thuash: Një milion shuplaka. Se e ke harruar atë fjalë, se një milion shuplaka i kemi vetëm për Teatrin.

Kanë ardhur shumë herë shqiptarët këtu përpara shtëpisë tonë, që është Kryeministria, ku ti je me qira, si gjithë kryeministrat e tjera. Do mblidhemi të gjithë bashkë e do përfundosh si Rikardi III, e do fillosh të bërtasësh: Një kale, një kalë, jap kryministrinë për një kalë.

Prandaj mblidh mendjen dhe fillo puno për popullin, jo për xhepin tënd. Fillo të përpiqesh të bësh, të tentosh të bësh shtet, siç pretendove kur erdhe, se deri tani ke bërë një katandi, që as ti vetë se merr vesh se ç’po bën.

Përndryshe përditë do i shohësh shqiptarët përballë teje. E di ti që shqiptari duron, duron, por kur shpërthen, shpërthen shumë keq. Është si ortek e do të marrë përpara e do përfundosh keq. Po ta jap si këshillë shumë dashamirëse: Thirri mendjes o rrotë! Ki kujdes, je kryeministri, kryeshërbëtori i shqiptarëve, jo agai dhe pashai i këtij vendi. Se s’të lë kush të bësh ç’të duash në këtë vend, se s’kanë vdekur as shqiptarët, as shqiptaret. Prandaj thirri mendjes, o rrotë”, tha Liçaj.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *