‘3 milionë euro drogë’ nga Shqipëria, kapet tjetër gomone në Itali, arrestohen dy shqiptarë

Një tjetër gomone me drogë nga Shqipëria është sekuestruar në orët e para të mëgjesit të sotëm nga roja bregdetare italiane. Në mjetin lundrues janë sekuestruar rreth 300 kg drogë dhe janë vënë në pranga 2 skafistë shqiptarë.

Roja bregdetare italiane ka identifikuar gomonen me një ngarkesë të dyshimtë në bord, në afërsi të plazhit “Le Cesine” në komunën Vernole të provincës së Leçes, duke u vënë mënjëherë në ndjekje të saj.

Dy skafistët, sapo kanë nuhatur ndjekjen nga roja bregdetare italiane, kanë shtuar shpejtësinë duke mbërritur në bregdet, ku kanë braktisur mjetin lundrues e janë larguar në këmbë. Policia pyjore e Leçes ka mundur të kapë dy skafistët shqiptarë të fshehur në parkun natyrore “Le Cesine”.

Roja bregdetare e financës italiane ka sekesutruar në gomone mbi 300 kg hashash me një vlerë përfitimi tregu mbi 3 milionë euro.

24 orë më parë një tjetër gomone me 354 kg marijuanë e trafikaur nga Shqipëria u kap në Adriatik nga roja bregdetare italiane e në pranga u vu një skafist italian me banim në Lecce. Ndaj dy skafistëve shqiptarë rëndon akuza e trafikur ndërkombëtar të drogës.

Policia italiane informon se prej janarit të 2018 e deri më sot janë sekesutruar 17 tonë marijuanë, 18 mjete lundruese të pëdoruara për përdorimin e drogës e janë arestuar 42 skafistë./oranews/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *