Vrasja në Mat me bukë në gojë/ Dhurata Çupi: As hasmi nuk preket kur ushqehet

Tre punonjës të bashkisë Burrel mbetën të vdekur ndërsa njëri prej tyre i plagosur rëndë pasi u qëlluan me plumba nga Kujtim Hoxha teksa drekonin.

Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar deputetja demokrate Dhurata Çupi. Në një reagim Facebook, Çupi shkruan, “Ngjarje tejet e rëndë sot në Mat.
Si deputete e zonës por edhe si qytetare i këtij vendi i shpreh ngushëllime të sinqerta familjarëve të dy punonjësve të Bashkisë së Matit, Mentor Hoxha, Erzen Aliaj dhe qytetarit Hamit Buci. Ndersa një punonjes tjeter ështe në gjendje te rënde shëndetesore.
Ngjarje e rëndë që dhemb e të lë pa fjalë.
Kjo qeveri e ka kthyer jetën në pasiguri totale në këtë vend, jeta e tre njerëzve vlen aq sa tu merret duke ngrënë. Ne e dimë që as hasmi nuk preket kur ushqehet, jo më ti merret jeta”.

Kujtojmë që autori Kujtim Hoxha u arrestuar një orë pas ngjarjes, ndërsa policia ka marrë në mbrojtje familjen e autorit.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *