VIDEO/ Kosova fitore bidëse, mposht Maltën në Ligën e Kombeve

Kosova ka marrë një fitore të madhe në “Fadil Vokrri”.

Vendasit triumfuan me rezulatin 3-1 në duelin ndaj Maltës të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Kololli shënoi dy gola për Kosovën dhe Muriqi një të tillë ndërsa për Maltën shënoi Agius.

E gjithë kjo ndeshje u dominua nga Kosova.

Padyshim njëri prej më të mirëve në këtë ndeshje ishte edhe Zhegrova që sonte startoi për Kosovën derisa Lirim Kastrati ishte lojtari tjetër i ri që luajti sot ndeshjen e parë për Kosovën.

Pjesa e parë ishte shumë e mirë për Kosovën. Ata e dominuan tërë këtë pjesë dhe nëse do të kishin treguar pak më shumë vëmendje do të mund të shënon deri në tre gola.

Zeneli kishte një mundësi të mirë për të shënuar dhe mandej Zhegrova që goditi por priti portieri maltes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *