Sa partnerë duhet të kenë pasur meshkujt dhe femra gjatë jetës së tyre

Një studim i kryer në Britaninë e Madhe ka zbuluar numrin ideal të partnerëve seksualë. Pas anketimit të 188 personave, studiuesit gjetën numrin magjik: tre. Shumica e njerëzve thanë se do të donin që partneri i tyre i ri të ketë fjetur vetëm me dy persona më përpara.

Femrat janë më pak të tërhequra nga meshkujt të cilët kanë fjetur me më shumë se gjashtë femra të tjera para tyre. Sipas një studimi të kryer nga Universitetet Nottingham, Bristol dhe Swansea, i cili është publikuar në revistën “Kërkimet Seksuale”, numri magjik është i njëjtë për burrat dhe gratë.

Për këtë studim, janë marrë në pyetje 188 persona (104 prej të cilëve ishin gra), të moshës 18 dhe 35 vjeç me një moshë mesatare prej 21 vjeç.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here